Varferia dhe Korrupsioni..!

View previous topic View next topic Go down

Varferia dhe Korrupsioni..!

Post  Admin&Ghost on Wed Jul 01, 2009 9:55 am

VARFËRIA

Nisemi nga fakti që në shoqërinë tonë varfëria është mjaft e lartë në krahasim me vendet e rajonit, të cilat e rrethojnë shoqërinë Shqiptare.

Varfëria ka disa mënyra: Të rinjë që marrin rrugën e Europës, vajzat e vogla që ikën nga uria dhe lufta, të moshuarit pa strehë nëpër rrugët tona, fëmijët dhe të rriturit, të cilët kalojnë kohën e tyre nëpër plehra, duke kërkuar ushqim dhe hedhurina për t’i shitur ato. Kjo është varfëria që e shohim të gjithë ne këtu, qoftë nëpërmjet mediave ose si turistë. Një varfëri njësoj tragjike e gjejmë edhe te gruaja afrikane, e cila nuk ka mundësi ekonomike për t’i japë ushqim dhe për t’i shkolluar fëmijët e saj. Të rinjët të cilët duhet të punojnë deri në dymbëdhjet orë në ditë për një pagë fare të ulët. Kjo është pra e përditshmja e të varfërve, ku lufta për të mbijetuar dhe për dinjitet mbush jetën.

Kemi një raport të Komisionit të Vlerave, të vitit 2001, e quajtur “Karta e Lirive”, ku për Norvegjinë shkruhet:

“Historia Norvegjeze në 200 vitet e fundit, është një histori e luftës për liri, e cila solli siguri për shumë njerëz, pra liria nga zotërimi i huaj, uria dhe mjerimi, vdekshmëria foshnjore dhe epidemitë, nga puna e fëmijëve dhe rrahja.Liri për të votuar, për të zgjedhur arsimin dhe profesionin dhe për grat për të vendosur për të drejtat e tyre. Liri për të menduar dhe për të besuar sipas dëshirës së tyre, për t’u shprehur dhe për t’u organizuar, për të predikuar, ndërtuar fenë dhe botëkuptimin për jetën. Liri për të folur e shkruar gjuhën tënde, për të mësuar kulturën dhe besimin tend, liri për të jetuar I denjë si njeri.
Globalizmi i varfërisë

Flasim për globalizimin e varfërisë, e cila ka dale si pike në rendin e ditës. Megjithëse shumica e njerëzve kanë pasur një jetë të mirë materiale dhe shëndetësore, në kohët e fundit nuk ka pasur ndryshime të mëdha midis grupeve dhe vendeve të ndryshme.

Duke pare globalizimin e mediave dhe rritjen e trafikimit të njerëzve nëpërmjet turizmit, u treguan njerëzve të varfër se si është bota e pasur dhe anasjelltas.

Globalizimi në këtë mënyrë ka bërë një padrejtësi dhe një ndarje të shtrembëruar të një përgjegjësie dhe një fushe problematike të përbashkët.

Problemi i varfërisë në këtë mënyrë është i përbashkët, andaj edhe zgjidhja edhe zgjidhja do të zgjidhej me një bashkëpunim më të ngushtë ekonomik dhe politik në mes vendeve të pasura dhe atyre të varfra.

Varfëria është një problem politik, i cili ka të bëjë me krijimin e bazës për mire mirëqenie, siguiri dhe fuqi për të ndikuar në shpërndarjen e të mirave materiale në baza kombëtare dhe ndërkombëtare.
KORRUPSIONI

Në shtetet e tilla, nuk kanë mundur të hedhin rrënjë institucionet politike. Janë hallkat e fshehta personale, që e mbajnë pushtetin në këmbë.

Korrupsioni, ku politika dhe burokratët e lënë veten të blihen me para, çka parashihet se kjo gjë e bën akoma më të vështirë vendosjen e stabilitetit dhe parashikimin.

Nisemi nga disa fjalë të Sekretarit të Përgjithshmëm të OKB-së, Kofi Annan:
“Corruption hurts the poor disproportionately-by diverting funds intended for development, undermining a government’s ability to provide basic sevices, feeding inequality, and discouraging foreign investment and aid.”“Korrupcioni dëmton të varfërit, në mënyrë jo të barabartë, duke devijuar fonde të cilat janë të destinuara për zhvillimin, duke vënë në rrezik aftësinë e një qeverie për të siguruar shërbime bazë, duke ushqyer pabarazinë dhe duke ç’inkurajuar ( larguar – dëmtuar ) ndihmën dhe investimet e huaja.”

Ç'është korrupsioni?

Kur dikush e shpërdoron pushtetin apo vendin e punës, për të pasur përfitime personale, themi se ai njeri është i korruptuar.

Korrupsioni gjendet në të gjitha nivelet e shoiqërisë, si dhe në të gjithë sektorët, por megjithatë janë disa sektor ku lufta për blerjen e marrëveshjeve dhe kontratave është mjaftë e madhe. Këtu kemi sektorët e industries së pajisjeve dhe ndërtimit, poashtu edhe nafta, ku si pasoj e kësaj vjen edhe deri te një krim i rëndë ekonomik, të cilin e quajmë korrupsion i madh.

Roli i mediave
Mund të themi se media ka qenë promotor për zbulimin e personave në gjithë botën. Por pavarësisht nga mediat, shtypi luan rolin më të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit.
avatar
Admin&Ghost
Admin

Posts : 77
Join date : 2009-06-30
Age : 20
Location : Therand

View user profile http://ghost.new-forum.net

Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum