Jeta ..!..!

View previous topic View next topic Go down

Jeta ..!..!

Post  Admin&Ghost on Wed Jul 01, 2009 12:32 pm

Jeta


Jeta është një emërtim i shumanshëm që mund të lidhet me ecuritë (proceset) vazhduese që gjallesat janë pjesë ndërmjet pllenimit ose mitozës dhe vdekjes.

Si jetë përcaktohet një qenie metafizike, të dhënë atëherë kur vetitë e një gjallese janë të vëzhgueshme, siç janë vetërregullimi, riprodhimi, dhe tek format më të ndërlikuara edhe ndjekja e qëllimit. Nuk ka ndonjë përcaktim të përgjithshëm të emërtimit.

Përkufizimi biologjik i jetës është një çështje që ka ngjallur debate filozofike që në lashtësi, dhe me lindjen e saj edhe diskutime shkencore për shekuj me radhë, të cilat ende nuk kanë sjellë një zgjidhje të përbashkët dhe të pranueshme, edhe për shkak të ndërhyrjeve fetare.


Përcaktimi i emërtimit të jetës

Jeta është kushti që dallon kafshët dhe bimët prej sendeve joorganike, organizmave të vdekur, i shfaqur nga rritja nëpërmjet metabolizmit, riprodhimit, dhe fuqisë së përshtatjes me mjedisin rrethues mes ndryshimeve të brendshme.


Përcaktimi tradicional

Qeniet e gjalla karakterizohen nga cikli vijues: lindja, rritja, riprodhimi, dhe vdekja
avatar
Admin&Ghost
Admin

Posts : 77
Join date : 2009-06-30
Age : 20
Location : Therand

View user profile http://ghost.new-forum.net

Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum