Si te mbrohemi nga rrezet e Diellit veres ...!

View previous topic View next topic Go down

Si te mbrohemi nga rrezet e Diellit veres ...!

Post  Admin&Ghost on Wed Jul 01, 2009 12:38 pm

Të mbrohesh nga dielli do të thotë të përdorësh kremra, të cilët nuk përthithin rrezet e dëmshme, të veshësh rroba që mbrojnë trupin nga depërtimi i këtyre rrezeve dhe të përdorësh syze me filtër kundër rrezeve ultraviolet...


Për ata që dalin për herë të parë në diell është mirë që të rrinë të mbuluar, të përdorin çadra gjatë ditës, kapele dhe domosdoshmërisht syze. Kjo do t'i mbrojë nga rrezet e dëmshme UVA dhe ato ultraviolet si dhe është mënyra më e mirë për të mbrojtur lëkurën, bukurinë dhe shëndetin tuaj. Toka dhe dielli Toka jep jetë falë marrëdhënieve të saj me diellin. Dielli prodhon energji për tokën dhe dy format e energjisë janë drita dhe nxehtësia. Pozicioni gjeografik i tokës dhe distanca e saj nga dielli i japin formë sistemit klimatik. Për shembull, zona e ekuatorit është zona më afër diellit, si rrjedhim më e nxehta në tokë. Faktori mbrojtës nga dielli Përsa i përket formulimit të solarëve, që janë mbrojtës apo vetëm hidratantë, duhet të zgjidhen në varësi të lëkurës. Sa më e yndyrshme të jetë lëkura, aq më pak i këshillueshëm është përdorimi i produktit vajor. E rëndësishme është të verifikohet nëse produkti i reziston ujit. Në rast të kundërt aplikimi i tij duhet bërë pas çdo larje ose shpesh edhe nëse djersitemi shumë. Si fillim duhet të përdorim kremra plazhi që të mbrojnë nga djegiet e diellit dhe për më tepër nga rrezet ultraviolet. Mbrojtja nga rrezet ultraviolet kërkon prezencën e këtyre përbërësve specifikë: Avobenzone (Parsol 1789) - Titanium Dioxide, dhe Zinc Oxide. Faktori 30 i kremrave të plazhit mbron çdo element të imët të lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit. Faktori 15 ka një mbrojtje deri në 94% nga rrezet ultraviolet. Por dyfishimi i numrit nuk do të thotë dyfishim i mbrojtjes së lëkurës. Në fakt faktori 30 i kremit rrit mbrojtjen e lëkurës deri në 97 për qind. Numri i lartë i kremit rrit në fakt vetëm mbrojtjen deri në imtësi, por në këtë rast ju mund të keni edhe irritime të lëkurës për shkak të përbërësve të kremit. Dermatologët rekomandojnë përdorimin e kremrave të plazhit me faktor 15 për të pasur një mbrojtje të mirë ndaj rrezeve të dëmshme të diellit. Ekspozimi në kohë të ndryshme Djegia nga dielli mund të ndodhë edhe në ditë me re. Duhet pasur kujdes pasi dielli reflekton shumë rreze në ujë dhe në borë. Përdorimi i kremrave dhe i mbrojtësve të tjerë ndaj diellit nuk do të thotë që ne duhet të rrimë gjithë ditën në diell. Ato e mbrojnë lëkurën tonë me doza të vogla dhe nuk do të mund ta mbronin atë për një kohë të gjatë ekspozimi në diell. As dyshekët e plazhit nuk të mbrojnë plotësisht nga rrezet e dëmshme. Vajrat e plazhit janë rruga më e sigurt për të marrë një ngjyrë të bukur të kuqërremtë. Dielli dhe vitamina D Është e vërtetë që ekspozimi ndaj diellit është një burim i domosdoshëm për vitaminën D. Kjo vitaminë prodhohet në trupin tonë pas ekspozimit ndaj rrezeve ultraviolet dhe është përgjegjëse për kalciumin në gjak dhe nivelin e fosforit,që mbajnë edhe kockat të forta. Duhen doza të vogla ekspozimi ndaj diellit që të thithet niveli i duhur i vitaminës D. Ekspozimi ndaj diellit më shumë se 10-15 minuta pa krem plazhi rrezikon të krijojë probleme për lëkurën dhe përthithjen e vitaminës D. Si të marrësh rreze pa u dëmtuar: ¨ Përdorni kremra që nuk përthithin rrezet e dëmshme ¨ Vishni rroba, të cilat nuk lejojnë depërtimin e rrezeve të dëmshme ¨ Mbani syze për të mbrojtur sytë tuaj nga rrezet e dëmshme ¨ Solari të zgjidhet në varësi të llojit të lëkurës ¨ Duhet të shmanget qëndrimi në diell sidomos në orët ku dielli nxeh më tepër ¨ Mundohuni të mos digjeni shumë nga dielli ¨ Mbrojeni trupin tuaj edhe gjatë kohës që jeni duke u larë në ujin e detit apo të pishinës Solari i nevojshëm gjatë plazhit Për të marrë rrezet e dëshiruara është e rëndësishme që të aplikohet një solar, I cili të zgjidhet në varësi të llojit të lëkurës, në mënyrë që të mbrohemi nga rrezet e dëmshme apo të shmangen acarimet që mund të vijnë nga deti, rëra, pishina etj. Gjithmonë duhet të përdoren produkte që mundësojnë një mbrojtje të mjaftueshme, dhe në rast dyshimesh duhet të kërkohen këshilla duke iu drejtuar mjekut ose farmacistit. Pra duhet pasur parasysh fakti që çdo produkt mund të shfaqë efekte anësore te disa persona që mund të kenë lëkurë shumë delikate. Duhet të mos qëndroni për një kohë shumë të gjatë në diell edhe pasi të keni përdorur krem dielli për mbrojtjen nga rrezet ultra vjollcë alfa apo ultra vjollcë beta. Asnjë produkt nuk mund të mbrojë në mënyrë absolute. Koha kur duhet të shmanget dielli Duhet të shmanget qëndrimi në diell sidomos në orët e mesditës kur dielli nxeh më tepër, pra nga ora 11.00 deri në 16.00. Çadrat e plazhit apo pemët nuk mund t'iu mbrojnë plotësisht nga dielli. Është e këshillueshme të ndiqen rregullisht parashikimet e motit nëpër gazeta, revista apo televizione për të qenë në dijeni të treguesve të rrezeve ultravjollcë të diellit apo temperaturave të larta. Sa më të larta të jenë shifrat aq më e rëndësishme është të merrni masa mbrojtëse. Mundohuni të mos digjeni shumë nga dielli. Sidomos kur dielli është në pikun e nxehtësisë së tij është e këshillueshme të vishet ndonjë gjë e lehtë, të vendoset një kapele më rreth sa më të gjerë në mënyrë që të bëjë sa më shumë hije , që dhe sytë të mbrohen nga dielli I fortë. Dielli dhe rrezet ultravjollcë Drita e diellit është e ndërtuar nga rreze ultraviolet. Atmosfera thith shumicën e këtyre rrezeve. Për shkak të ekspozimit ndaj rrezeve ultraviolet shkaktohen sëmundjet e lëkurës dhe çrregullime të tjera fizike. Në përgjithësi, kërkimet kanë treguar se rrezet ultraviolet janë përgjegjëse për kancerin në lëkurë, shkatërrimin e indeve të lëkurës dhe rrudhjen e saj. Ndërkohë që janë këto rreze që nxijnë lëkurën. Kur lëkura ekspozohet ndaj rrezeve ultraviolet, rrezet UVA dhe UVB stimulojnë prodhimin e melaninës e cila i jep lëkurës ngjyrën e kuqërremtë që ne shikojmë. Ajo që ne nuk e shikojmë është rritja e aktivitetit radikal që shkakton bllokimin e indeve të lëkurës të cilët ushqejnë dhe mbajnë elastike lëkurën. Pse na dëmton qëndrimi i tepërt në diell Plazhi shihet si një mënyrë për të larguar stresin. Të gjithë, sapo hyn stina e verës, mendojmë pushimet në bregdet. Synojmë që nën rrezet e diellit të marrim ngjyrën çokollatë të dëshiruar, edhe pse e dimë që ajo s'është gjë tjetër veçse teprim me qëndrimin në diell. Por, ngjyra çokollatë e trupit është teprim edhe me një pigment kanceroz. Njolla, myk, quka, djegie të thella, dehidratim, por edhe skuqje, infektim janë disa nga "pasojat" e plazhit. Më të ndjeshëm ndaj këtyre janë fëmijët e vegjël, gratë dhe të rinjtë. Lëkura dhe organizmi në njëfarë mënyre janë të rrezikuar nga dielli. Pas plazhit shfaqet tharja e lëkurës dhe të tjera probleme që shkojnë deri në infeksione serioze, si të mykut mbi lëkurë etj. Prandaj aplikimi i një kremi solar mbrojtës është i domosdoshëm.
avatar
Admin&Ghost
Admin

Posts : 77
Join date : 2009-06-30
Age : 20
Location : Therand

View user profile http://ghost.new-forum.net

Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum